RRUFE

Aksident trafiku në Lipjan, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rufc të Lipjanit më 28.10.2024 rreth orës 19:20.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar shtatë persona”- ka thënë ajo për KALLXO.com.

Tutje ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

KALLXO.com ka siguruar këtë foto nga vendi i ngjarjes.

Foto: KALLXO.com

 


Postuar

nga