RRUFE

Policia e Shqipërisë: Ilir Meta u arrestua me forcë pasi reagoi në mënyrë refuzuese dhe ofendoi policët

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, sot më 21.10.2024, duke thënë se përdorimi i forcës për shoqërim u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij.

Sipas njoftimit, ish-presidenti Meta refuzoi urdhrin për arrestim dhe lëshoi fjalë fyese ndaj zyrtarëve policorë.

“Shtetasi I.M. ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij, për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë”- thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Policia e Shtetit ka marrë për ekzekutim vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e shtetasit I.M.

Ndërsa është bërë e ditur se arrestimi i Metës ka ndodhur rreth orës 13:15 në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, gjatë kohës kur Meta po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës.

“Rreth orës 13:15 minuta Policia e Shtetit ka marrë informacion dhe më pas ka konstatuar se në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, shtetasi I.M po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës. Në këtë moment është bërë ndalimi i automjetit dhe  drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit I.M, vendimin e gjykatës për masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti”- thuhet në njoftim.


Postuar

nga