Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën më 21.10.2024 pritet të mbajë mot me diell.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”- thuhet në njoftim.
IHMK thekson se të hënen dhe të marten si pasojë e uljes së temperaturave rreth zeros, në shumë territore parashihet të krijohet bryma e cila ka pasoja në fushën e perime-kulturës.