Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka qëndruar për vizitë zyrtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me gjeneralë të ushtrisë amerikane.
Sipas njoftimit të FSK-së, Jashari ka marrë pjesë në Konferencës Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2024” në Washington, me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së SHBA-ve.
“Fillimisht, Gjeneral Jashari u takua me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Randy A. George, ku u diskutua lidhur me bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive, stërvitjet e përbashkëta si dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta. Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin George për mbështetjen e vazhdueshme si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm” – thuhet në njoftimin e FSK-së.
Më pas, Gjeneral Jashari është takuar me Komandantin e Komandës së Asistencës Ushtarake të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Brigade Allan J. Pepper, ku sipas njoftimit, është diskutuar lidhur me asistencës në projektet e sistemve të armatimit, pakot e trajnimit, si dhe fusha të tjera përkatëse.
“Në aktivitetet përkatëse, Gjeneral Jashari theksoi rëndësinë e madhe dhe mundësinë e shkëlqyer që ka pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar, për të vlerësuar faktin që krahas ndryshimit të kontekstit gjeopolitik, avancimit të teknologjisë ushtarake dhe avancimit të bashkëpunimit me shtetet aleate” – thuhet në njoftim.
FSK e ka cilësuar si shumë të rëndësishme vizitën e Jasharit në SHBA, në kohën kur FSK-ja po hyn në fazën përfundimtare të procesit të tranzicionit.