Pasi që është arrestuar i dyshuari në Lipjan më 16.10.2024 për vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe fajde, Policia ka bastisur shtëpinë, objektet përcjellëse dhe një pronë të tij.
Megjithëse raportohet se rasti kishte ndodhur më 02.06.2024, rreth orës 23:45 në fshatin Shalë, Policia ka arritur ta arrestojnë të dyshuarin pas më shumë se katër muajsh.
Në bastisjen e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe një prone të një biznesi privat të të dyshuarit Policia ka gjetur dhe sekuestruar 145 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një armë zjarri pistoletë, një DVR (regjistrues i videove digjitale), një telefon mobil dhe një shumë të parave rreth 2,710 euro.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 17.10.2024.
KALLXO.com raportoi më 16.10.2024 se Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar të dyshuarin M. A. për vrasje në tentativë dhe për disa vepra të tjera penale.