RRUFE

A diskutuan Kurti dhe Tajani për mundësinë e një marrëveshjeje me Italinë për pranim të refugjatëve?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media më 14.10.2024 është pyetur nga gazetarët, nëse gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, është diskutuar mundësia që edhe Kosova njëjtë si Shqipëria të ketë marrëveshje me Italinë për pranim të refugjatëve.

Kurti tha se Kosova nuk ka pasur kërkesë për pranim të refugjatëve nga vendet europiane.

Ndërsa shtoi se me kërkesë të SHBA-së janë pranuar refugjatë nga Afganistani.

“Kosova nuk ka pasur kurrfarë kërkese për çfarëdo pranimi të refugjatëve, ne kemi pranuar refugjatët nga Afaganistani me kërkesë të shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur SHBA-të kërkojnë diçka prej neve ne ketë nuk e vëmë në pikëpyetje pse por vetëm çka dhe kur. Kërkesa të tilla nga pala europiane nuk kemi pasur, uroj që Shqipëria me sa më shpejtësi të ecë drejt Bashkimit Europian, Shqipëria është në NATO e OKB”- ka thënë ai.

Nëntorin e vitit 2023, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e nënshkruan marrëveshjen sipas së cilës Italia do t’i dërgojë në Shqipëri emigrantët që i kap dhe i shpëton në Detin Mesdhe.

Kurti tutje ka folur edhe për vendimin për heqjen e njëanshme të vizave me Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Ne kemi liberalizimin e vizave në Kosovë nga janari, nëse unë me pasaportë diplomatike të Kosovës dua të shkoj në Sarajevë duhet të shkoj në Shkup dhe të marrë vizë, dhe është absurditet i mundimshëm. Në kushtet kur ne kemi ratifikuar të parët marrëveshjen me karta identiteti dhe kur kjo gjë nuk është berë nga Bosnja, unë kam ofruar që nga 1 janari qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të mund të vinë në Kosovë me karta identitet”- ka thënë ai.

Sipas tij, ata nuk mund ta bëjnë të njëjtën gjë për shkak të Republikës Serbe që sipas tij, “është shndërruar në një Bjellorusi të vogël në Ballkanin Perëndimor”.

Nga data 01.01.2025, mbajtësit e dokumenteve të identifikimit të Bosnje dhe Hercegovinës do të mund udhëtojnë për në Kosovë lirshëm.

https://kallxo.com/lajm/kurti-nga-1-janari-kosova-njeanshem-heq-vizat-per-bosnje-dhe-hercegovinen/

 

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në Samitin e Procesit të Berlinit. Ai tha se Kosova merr këtë vendim njëanshëm, pasi Bosnje dhe Hercegovina ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen që qytetarët e të dyja vendeve të lëvizin vetëm me letërnjoftime.

Pavarësisht marrëveshjes për lirinë e lëvizjes ndërmjet dy vendeve e cila buron nga Procesi i Berlinit, as boshnjakët e as kosovarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm nga Kosova në Bosnjë e Hercegovinë dhe anasjelltas. E gjitha për shkak se një marrëveshje e tillë nuk ka gjetur mbështetje nga të gjitha etnitetet e Presidencës boshnjake, apo thënë ndryshe, është bllokuar nga Republika Serbe në krye me Millorad Dodikun.


Postuar

nga