Gazetarja ukrainase, Viktoria Roshchyna e cili kishte shkruar shkrime nga terreni për jetën nën pushtimin rus ka vdekur në një qendër ruse të paraburgimit ka raportuar më 11.10.2024 agjencia e lajmeve Reuters.
Viktoria Roshchyna, e cila kishte mbushur në tetor 28 vjet, ishte gazetare e pavarur që raportonte për mediat ukrainase, si “Ukrainska Pravda” dhe “Hromadske Radio”, por edhe për Radio Evropën e Lirë, radiostacion i mbështetur financiarisht nga Shtetet e Bashkuara.
Roshchyna kishte sjellë rrëfime të jetës në Krime pas aneksimit rus të gadishullit të Ukrainës më 2014 dhe nga rajonet e Ukrainës lindore, të pushtuara nga separatistët pro-rusë.
Ajo kishte dokumentuar mbrojtjen pothuajse tremuajshe të portit të Mariupolit pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.
Së paku 17 gazetarë janë vrarë gjatë raportimit të luftës deri tani, bëjnë të ditur organizatat ndërkombëtare.
Roshchyna ishte mbajtur së pari dhjetë ditë në arrest në Ukrainën lindore pas pushtimit rus dhe ishte nisur për një udhëtim të ri në rajonet e pushtuara kur do të zhdukej në gushtin e vitit të kaluar më 2023.
Zyrtarët rusë e kanë pranuar në maj se ajo ishte burgosur.
Vdekjen e saj e ka bërë të ditur në televizion Petro Yatsenko, zyrtari për media i mekanizmat që u shërben interesave të të burgosurve të luftës. Ai nuk ka treguar shkakun e vdekjes.
Zëdhënësi drejtorisë ukrainase të inteligjencës(HUR), Andriy Yusov, ka deklaruar për transmetuesin publik “Suspilne” se Roshchyna ishte në listën e të burgosurve që pritej të këmbeheshin. Ajo pritej të transferohej në Moskë prej një qendre të burgosjes në qytetin jugor Taganrog, ka thënë ai.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com