RRUFE

Opozita lëshon sallën e Kuvendit, dështon seanca

Deputetet e opozitës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës në shenjë revolte që nuk u vu në rend dite “debati rreth bisedës së Mimoza Kusari Lilës me Millan Radoiçiqin”.

Paraprakisht u vu në votim propozimi për debat, me ç’rast 34 deputetë votuan për, ndërsa 50 ishin kundër.

Në rendin e ditës të seancës kanë qenë të parapara 28 pika.

Opozita e kritikoi shefen e Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, për bashkëpunim me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në kohën kur ai ishte në Listën e Zezë amerikane.

Radoiçiq e kishte marr përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Millan Radoiçiq akuzohet se ka siguruar para që nga 2017-ta e deri më 24 shtator 2023 për të blerë armatim të rëndë e për t’i paguar pjesëmarrësit e tjerë të grupit për kryerje të veprimtarisë kriminale.

Dosja e Prokurorisë Speciale e siguruar nga KALLXO.com sqaron se Radoiçiq, në cilësinë e kreut të grupit terrorist të strukturuar, ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë, dhe pjesa më e madhe e tyre janë përdorur për armatim të rëndë.


Postuar

nga