RRUFE

VIDEO – Shiriti i Ferit Idrizit – Si duken në terren projektet që u publikuan në Facebook si sukses?

Fotografi, ndërtim të parqeve e përurime të ndryshme janë disa prej materialeve të cilat përshkojnë rrjetet sociale të kryetarëve të komunave në Kosovë, megjithëse në këto postime nuk mungojnë as lëvdatat dhe kritikat.

Ekipi i KALLXO.com në Vushtrri zgjodhi disa nga postimet të cilat ishin publikuar nga kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi e që thirreshin si projekte të përfunduara, për sa kohë që në terren u vërtetua fakti se ndonëse u përuruan, projektet nuk janë si në fotografitë e publikuara.

nëntor të 2022-tës, kryetari i Komunës publikoi 7 fotografi dhe një mesazh të gjatë në të cilin listonte punët e mira që do të kryheshin në Stanoc të Epërm.

Duke përdorur figura të Facebook, projekti u tha që po të ketë parqe, gjelbërim, fusha me standarde e ndriçim.

Ekipi i KALLXO.com në shtator të 2024-tës vizitoi këtë park për të parë gjendjen e tij. Në këtë park në Stanoc të Epërm, mungonin shportat e mbeturinave, ndërsa rreth e përqark ishte e mbushur me të tilla.

Disa nga lojërat ishin dëmtuar, e disa nga to mungonin. Ndërsa rrjetat e portave ishin të dëmtuara.

Një park tjetër i përuruar nga kryetari Idrizi ishte ai në fshatin Stroc. Edhe në këtë park gjendja ishte jo e mirë. Parku nuk ishte i mirëmbajtur, ndërsa lojërat ishin të prishura e të pasigurta.

Në projektet dhe premtimet e Komunës që është promovuar në Vushtrri ishte edhe vendosja e sistemit të ventilimit dhe ngrohjes në palestrën sportive ‘Jeton Tërstena’. Por ata që e përdorin sallën tregojnë që investimi është planifikuar jashtë standardeve dhe se ende nuk janë lëshuar në funksion.

“Palestra e sporteve nuk është përfunduar ende si projekt, se nuk kemi pas para me pagu, pasi që na ka marrë parat” – tha Idrizi në Debat Përnime.

Në postimet e kryetarit të Vushtrrisë një vëmendje e madhe ju kushtua projekteve të kanalizimit.

Të paktën pesë postime në rrjetet sociale patën për temë kanalizimin, mirëpo, në to mungon fshati Dumnicë e Mesme.

KALLXO.com ka gjetur se kanalizimi në këtë fshat rrjedhë në përroskën e fshatit dhe kundërmon sidomos gjatë verës.

“Këtë kanalizim është çështje e buxhetit, jemi duke punuar në këtë fshat. Nuk mund të përfundohet”- tha Idrizi në lidhje me kanalizimin në këtë fshat.

Sa i përket gjendjeve nëpër parqe Idrizi pati koment interesant.

“Në trotuare dhe në park ka bari në kubëza, është bari pasi që nuk ka fëmijë që luajnë aty. Edhe në trotuare po del bari pasi që nuk ka këmbësorë nuk po ecin në trotuare”- tha ai.

Por asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ymer Haradinaj tha se problem qëndron tjetër ku për gjendjen në parkun në Stanoc të Epërm.

“Deshta me i tregu kryetarit pse parku në Stanoc të Epërm ka dal bari. Arsyeja është sepse aty ka shpërthy kanalizimi për më shumë së gjashtë muaj dhe njerëzit nuk munden as me u afru. E kam ngrit këtë çështje, por nuk është marrë parasysh”- tha Haradinaj.

 


Postuar

,

nga