RRUFE

IHMK njofton për sasinë e reshjeve në vend, thotë se cikloni “Kasandra” është në dobësim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media ka publikuar të dhënat mbi sasinë totale të reshjeve në vend.

Sipas të dhënave, më së shumti reshje të shiut ka pasur në komunën e Malishevës, pastaj në Junik e Istog.

“Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte: Malishevë 52mm ( l/m²) Junik 36mm. Istog 36mm. Prizren 33mm. Drenas 29mm. Gadime (Lipjan)27mm. Ferizaj 24mm. Viti 23mm. Prishtinë 22mm. Kamenicë 21mm. Mitrovicë 20mm. Gjakovë 15mm” – thuhet në njoftim.

IHMK njofton se nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.

“Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare” – thuhet në njoftim.

“Cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër. Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës  dhe elementeve tjera meteorologjike’ – përfundon njoftimi.


Postuar

nga

Etiketa: