RRUFE

Policia bastisë pronat e një të dyshuari në Podujevë, sekuestron tri armë të gjata dhe 60 fishekë

Në fshatin Shtedim të Podujevës, më 30.09.2024, Policia kreu bastisje në një shtëpi dhe në disa objekte përcjellëse, pas raportimit se kishte armë zjarri.

Pas bastisjeve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar tri armë të gjata me gjithësej 60 fishekë (43 të pushkës gjysmë automatike, 17 të pushkës së gjuetisë dhe një gëzhojë) dhe një karikatorë të zbrazur.

Sipas Policisë,  i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Rasti po trajtohet si ‘armëmbajtje pa leje’.


Postuar

nga