Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar se vikendi i parë i muajit shkurt do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me periudha me diell.
Sipas njoftimit të Institutit, të shtunën më 01.02.2025 temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C.
“Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar” – thuhet në njoftimin e IHMK-së, më 31.01.2025.
Ndërsa, të dielën, më 02.02.2025, temperaturat minimale pritet të jenë nga 0°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s” – ka njoftuar Insituti.