Ballina

Arrestohen tre persona në Prishtinë – Policia u gjeti drogë

Policia ka arrestuar tre persona në fshatin Shkabaj të Prishtinës, pasi gjatë ndaljes dhe kontrollit të makinës, u janë gjetur dhe konfiskuar 17 paketime substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë në peshë 28-gramë.

Sipas Policisë, në koordinim me Prokurorin, gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 2,062 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, në katër paketime. Po ashtu, janë konfiskuar edhe tre telefona celularë.

Policia më tej bën të ditur se, me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.