Ballina

Zbulohen 8 paketime të dyshuara me marihuanë në Burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Burgun e Dubravës janë zbuluar 8 paketime të dyshuara me marihuanë, me peshë 11 gram.

Rasti sipas forcave të rendit ndodhi më 29.01.2025, në Burgun e Dubravës në Istog.

“Pas raportimit se në Qendrën Korrektuese dyshohet për narkotikë, Njësiti policor së bashku me zyrtarët korrektues kanë bërë kontrollin nëpër disa dhoma, ku gjatë bastisjes në dhomë, në një gyp kanë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime të dyshuara marihuanë, me peshë 11 gram.” – thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.