Prishtinë, më 29 janar – Pritjes i erdhi fundi! Gjiganti amerikano-finlandez i teknologjisë do të nisë zyrtarisht shërbimet e tij në Kosovë, nga sot më 29 janar 2025. Më shumë se 150 biznese partnere, duke përfshirë zinxhirë globalë dhe biznese lokale, tashmë janë pjesë e platformës Wolt, ndërsa dhjetëra të tjera po i bashkohen rrjetit për t’u bërë pjesë e këtij shërbimi novator të shpërndarjes së ushqimit në Kosovë. Shërbimet e tregtisë me pakicë pritet të prezantohen gjithashtu shumë shpejt.
Platforma Wolt në Kosovë përfshin një listë të jashtëzakonshme partnerësh, duke nisur nga brende të mëdha dhe ekskluzive si: Heb’s, KFC, Burger King, Extreme Pizza, Gjiks & Chicks, Sach Pizza, My Shawarma, Buffalo Burger, Proper Pizza dhe Family Agusholli Sweets ndër të tjera.
Në ditën e nisjes zyrtare Wolt do të ofrojë shërbime në zonat e Prishtinës, duke mbuluar lagjet si Pejton, Lakrishtë, Dragodan, Tophane, Aktash, Ulpianë, Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Gjinaj, Velania dhe Mahalla e Muhaxherëve, me plane për t’u zgjeruar së shpejti edhe në zona të tjera.
Orari i porosive dhe shpërndarjes për klientët do të jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 të mbrëmjes – duke ofruar mundësi fleksibile pagese si me para në dorë dhe karta bankare. Aplikacioni mobil Wolt, i disponueshëm duke filluar nga data 29 janar në të gjitha platformat, përfshirë App Store dhe Google Play, do t’ju mundësojë gjithashtu klientëve të bëjnë porosi nga data 29 janar.
Përdoruesit e platformës Wolt do të kenë mundësinë të ndjekin në kohë reale ecurinë e porosive të tyre përmes aplikacionit. Për të thjeshtuar blerjet, çdo produkt në aplikacion shoqërohet me foto për një përzgjedhje më të lehtë.
Hyrja e Wolt në Kosovë shënon fillimin e një epoke të re të teknologjisë, inovacionit kulinar dhe komoditetit. Përkushtimi i platformës ndaj sigurisë dhe kënaqshmërisë së klientëve thekson misionin e saj, për t’i bërë qytetet tona vende më të mira për të jetuar.
Dimitris Karelos, Drejtori i Përgjithshëm për Rajonin e Mesdheut, deklaroi se: “Sot jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë nisjen e shërbimeve tona në Kosovë, shteti i 29 ku Wolt po prezantohet globalisht. Si një nga vendet me popullsinë më të re në Evropë, Kosova paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të prezantuar një mënyrë shumë moderne të të ngrënit, mënyrën e pagesës dhe të marrjes së shërbimeve përmes platformës sonë të avancuar. Misioni ynë shkon përtej komoditetit, bëhet fjalë për mbështetjen e ekonomisë lokale të Kosovës duke fuqizuar bizneset me teknologji inovative dhe duke iu ofruar konsumatorëve një përvojë unike dhe të lehtë. Sot ne po nisim shërbimet me më shumë se 150 biznese në portofolin tonë dhe presim që ky numër të rritet ndjeshëm në javët e ardhshme. Së bashku synojmë të riformulojmë jetën urbane – duke e bërë jetën në qytet më të mirë për të gjithë”.
Më shumë informacione rreth Wolt:
Wolt është një kompani teknologjike me seli qendrore në Helsinki, e cila ofron shërbime online për klientët, tregtarët dhe shpërndarësit e saj. Platforma lidh qytetarët të cilët duan të porosisin produkte të ndryshme me personat të cilët janë të interesuar për t’i shitur dhe për t’i dërguar ato te klientët. Për ta mundësuar këtë, Wolt ka zhvilluar një sërë teknologjish të avancuara – duke nisur nga logjistika vendore, zgjidhjet për tregtarët dhe deri tek opsionet financiare.
Misioni i Wolt është krijimi i mundësive të reja dhe fuqizimi i komuniteteve lokale për të bërë qytetet tona vende më të mira për të jetuar. Wolt u themelua në vitin 2014 dhe në vitin 2022 u bashkua me DoorDash. Organizata e bashkuar tani operon në 29 shtete.
Pra… çfarë po prisni?! Shkarkoni aplikacionin Wolt nga App Store ose Google Play dhe nisni të porosisni nga restorantet tuaja të preferuara!