Ballina

Dyshohet se sulmoi zyrtarët policorë, arrestohet një person në Skenderaj

Policia e Kosovës ka raportuar se një person në gjendje jo të mirë ka sulmuar zyrtarët policorë në Skenderaj, më 28.01.2025.

Madje, njëri nga policët ka kërkuar edhe tretman mjekësor.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur kur i njëjti ka tentuar ta dëmtojë varrin e babait të tij.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike ka tentuar të dëmtojë varrin e babait të tij, si dhe i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë, ku njëri ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.” – tha Policia në Raportin 24-orësh.