Ballina

Disa vajza shihen në rrjete sociale duke sulmuar njëra-tjetrën, identifikohen nga Policia

Policia në Prishtinë ka identifikuar katër shtetase kosovare përmes një video-incizimi të publikuar në rrjete sociale, teksa shihen duke e sulmuar njëra-tjetrën.

Pas intervistimit tri nga to janë dërguar në mbajtje – thekson Policia.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një video-incizim të shpërndarë në rrjete sociale, ku shiheshin disa vajza duke sulmuar njëra tjetrën, janë identifikuar dhe intervistuar katër femra kosovare: tri në cilësinë e të dyshuarave dhe një në cilësi të viktimës.” – thuhet në Raportin policor.

Sipas Policisë pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si: “sulm”.