Ballina

Arrestohet burri në Deçan, dyshohet se i shiti në treg të zi tri pistoleta

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Deçan, pasi dyshohet se ka shitur në treg të zi tri pistoleta, të cilat i kishte me leje. 

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Deçan, dje më 28.01.2025. 

Sipas Policisë, i dyshuari kur është intervistuar ka deklaruar se dyshon se dy të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast edhe i kanë vjedhur armët e shitura. 

“Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.” – njofton Policia, sot më 29.01.2025.