Ballina

Për një javë 11 armë zjarri u sekuestruan nga Policia në Rajonin e Prishtinës

11 armë zjarri janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në Rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar – ka bërë të ditur ky institucion.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe, ka shqiptuar 3 mijë e 350 gjoba për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve në trafik.

“Nga zyrtarët policorë të Rajonit Prishtinës, gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara janë realizuar 195 Urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 43 Urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka theksuar se pas përfundimit të procedurave policore personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në Urdhëresa.