Ballina

Aksidentohen tri vetura dhe një traktor në Gllarevë të Klinës, lëndohen pesë persona

Tri vetura dhe një traktor janë përfshirë në një aksident trafiku rreth orës 11:00 në fshatin Gllarevë të Klinës.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime pesë persona.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova ka thënë se të lënduarit janë dërguar në QKMF-në e Pejës për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe një traktor, dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne QKMF-Klinë për tretman mjekësor” – deklaroi Rugova për KALLXO.com.