Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi po e vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Ajo ka njoftuar se Partia e Re Demokratike së bashku me Partinë e Veprimit Demokratik mbajtën takim në Vitomiricë të Pejës.
Sipas Rexhepit, ky tubim ka dëshmuar forcën dhe unitetin e komunitetit, si dhe vendosmërinë për të punuar së bashku për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Ju falënderoj sinqerisht Dr. To Numan Baliq për organizimin e shkëlqyer dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, si dhe të gjithë të pranishmëve që konfirmuan se së bashku mund të arrijmë qëllime të mëdha. Mbështetja juaj na jep forcën për të ngulmuar në misionin tone”- ka shkruar ajo.
Partia e Re Demokratike (NDS) është parti politike me interes të pakicës në Kosovë që përfaqëson boshnjakët.
Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.
Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1,280 kandidatë.
Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:
– të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre – me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;
– të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues – në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.