Ballina

Aktakuzë për “krime lufte” ndaj një boshnjaku, dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e tre shqiptarëve në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Kosovës të premten, më 24.01.2025, ka ngritur Aktakuzë për “krime lufte” ndaj personit me inicialet J. Sh., i nacionalitetit boshnjak, pasi që dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre personave civilë shqiptar, në Gjakovë.

Sipas njoftimit J. Sh. dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve, që ka ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë, si dhe dyshohet se ka marrë pjesë në dëbimin e kësaj familje dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme. I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit, sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës.” – thuhet në njoftim.

J. Sh. po akuzohet për veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”.