Ballina

Tre të arrestuar për dhunë në familje, një grua dërgohet në Strehimore

Tre persona janë arrestuar, teksa katër raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, në Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri dhe Dragash.

Në Dragash, një grua dyshohet se u rrah nga burri i saj, i cili u arrestua.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.” – tha Policia.

Teksa në Dragash i dyshuari është arrestuar në Fushë Kosovë, personi i cili dyshohet se sulmoi fizikisht një grua vazhdon të jetë në kërkim nga Policia.

Ndërkaq në Vushtrri, gruaja ndaj së cilës dyshohet se u shkaktua dhunë psikike, së bashku me dy fëmijët e saj është dërguar në Strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari m/k i cili në gjendje të dehur e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme bashkëshorten e tij, viktimën f/k. Dyshohet se ai ndaj saj ushtron dhunë psikike, edhe kur nuk është nën ndikim të alkoolit. Viktima, së bashku me dy fëmijë, është dërguar në Strehimore. I dyshuari, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.” – njoftoi Policia.

Kurse në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar, pasi dyshohet se kishte kanosur dy persona.