Ballina

Policët sulmohen nga i dyshuari i cili ishte raportuar për dhunë psikike ndaj familjarëve

Policia ka intervenuar dje, më 21.01.2025, në një rast të raportuar se një i dyshuar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij në Vushtrri.

Dhe, me të arritur Njësiti policor në vendin e ngjarjes, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht Njësitin policor.

Sipas Raportit policor, atyre iu janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarit, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet, si: “sulm ndaj personit zyrtar në detyrë dhe kanosje.”