Ballina

Sfidat për sigurinë – temë e takimit të Drejtorit të Policisë në Pejë me komandantin e KFOR-it, Rocco

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Pejë, Kolonel Shaban Shala ka pritur nё njё takim lamtumirës, Komandantin e KFOR-it, Komanda perëndimore Kolonel Mundo Rocco.

Gjatë takimit të hënën, më 20.01.2025, Shala e falënderoi Komandën perëndimore pёr bashkëpunimin që kishte me Policinë e Kosovës.

Në takim u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Rajonin e Pejës, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë – njoftoi Policia në Pejë.

“Gjatë këtij takimi u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e forcimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.” – theksohet më tej në komunikatë.