Ballina

Prizren – Policia i sekuestron të dyshuarit pushkën e gjuetisë, pasi nuk kishte leje për gjah

Policia në Prizren i ka sekuestruar pushkën e gjuetisë dhe shtatë fishekë një personi në fshatin Konjush.

Sipas Policisë, më 14.01.2025, patrulla policore e kishte ndaluar të dyshuarin teksa kishte në krah pushkën e gjuetisë, si dhe me vete qentë e gjahut.

Policia njofton se i dyshuari kishte leje për armë, por nuk kishte leje për gjah dhe në kohën kur ishte ndaluar nga patrulla policore gjuetia është e ndaluar. 

“Në konsultim me Prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – ka njoftuar Policia, më 15.01.2025.

Rasti është inicuar si gjueti e kundërligjshme.