Ballina

Gjuajti në drejtim të fëllënzave, Policia ia konfiskon armën e gjuetisë

Pas pranimit të informatës se në Rubofc të Lipjanit më 11.01.2025 ka pasur gjuajtje me armë, në atë lokacion nga njësitë policore është ndal një veturë automjet-xhip me targa vendore.

Gjatë kontrollit në veturën e lartcekur është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me një fishek.

Lidhur me rastin, i dyshuari gjatë intervistimit ka pohuar se arma e lartcekur është në pronësi të tij dhe për te njëjtën ka prezantuar lejen e armës.

I dyshuari ka pranuar se me të njëjtën armë kishte gjuajtur në drejtim të disa fëllenzave në afërsi të disa shtëpive në një rrugë private.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.