Ballina

Raportohet për gjuajtje me armë në Veternik, thyhet xhami i një lokali

Në një lokal në Veternik të Prishtinës xhami i katit të tretë është thyer si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në Raportin 24 orësh – pas raportimit të një qytetari. 

“Sipas ankuesit, predha ka thyer xhamin dhe ka depërtuar brenda objektit.” – njofton Policia.

Rasti ka ndodhur më 05.01.2025, në orën 17:30 dhe Policia po heton rrethanat. 

Vepra është cilësuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.