Ballina

Mbledhja e Bordit të AKP, miratohen disa vendime

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka miratuar Raportet e shpërndarjes për Ndërmarrjen Shoqërore “IGK Ballkani” dhe Ndërmarrjen Shoqërore “Ramiz Sadiku”.

AKP ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur është njoftuar edhe me gjendjen e kërkesave kreditore lidhur me Ndërmarrjen Shoqërore “Grand Hotel”.

“Për më tepër, Bordi u informua lidhur me gjendjen e kërkesave kreditore lidhur me NSh ‘Grand Hotel’. Bordi shqyrtoi dhe miratoi Raportet e shpërndarjes për Nsh ‘IGK Ballkani’ dhe NSh ‘Ramiz Sadiku’.” – thuhet në njoftim.

Agjencia Kosovare e Privatizimit bëri të ditur se gjatë mbledhjes ka shqyrtuar dhe ka miratuar Planin vjetor 2024 të punës së Divizionit për Auditim të Brendshëm si dhe Raportin me Rekomandime të Komisionit të Banesave (6 refuzime).

Bordi i AKP-së, gjithashtu, aprovoi dy Vendime për Bartjen e pronës te institucionet shtetërore dhe publike, njërën nga Suhareka për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe tjetra në Fushë Kosovë për nevoja të KEK-ut.