Pritje të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar edhe sot më 04.01.2025, në pikat kufitare të Kosovës.
Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë pritjet janë deri në pesë orë për të dalë nga Kosova.
Në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë janë rreth 2 orë.
Ndërkaq, në bazë të të dhënave të përditësuara më 04.01.2025, në orën 17:10, në Jarinjë pritjet për të dalë nga vendi janë deri në 50 minuta kurse në Mutivodë deri në një orë.
Në Bërnjak, të dhënat tregojnë se pritjet janë të gjata deri në gjysmë ore.
Ndërsa, në pikat tjera kufitare të vendit si në Glloboqicë, Hani të Elezit, Kullë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Staniq e Vërmicë, pritjet raportohen të jenë jo më të gjata se 5 minuta.