Shtatë gëzhoja u gjetën nga njësitet policore në një lokacion në fshatin Llapashticë e Epërme në Podujevë, që dyshohet se ishin mbetje të të shtënave me armë, më 02.01.2024, rreth orës 21:25.
Të shtënat u regjistruan gjatë një ahengu familjar, ndërsa i dyshuari – sipas Policisë – përdori një pushkë automatike.
Në Raportin policor ditor thuhet se i dyshuari është arrestuar, pasi Policia e mori informacionin doli në vendin e ngjarjes.
Nga i njëjti u konfiskua pushka automatike me 18 copë fishekë dhe 7 gëzhoja. Pasi u shiqua edhe vendi i ngjarjes, i dyshuari u dërgua edhe në Stacion policor për intervistim.
Për rastin u njoftua edhe Prokurori kujdestar, ndërsa i njëjti udhëzoi Policinë që pas intervistimit të dyshuarin ta dërgonin në mbajtje për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim i armës”.