Ballina

Ferizajasi raporton në Polici se vetura e parkuar iu qëllua nga plumbi

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se në veturën e tij ka vërejtur një vrimë nga një plumb.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Oso Kuka”, në Ferizaj, më 02.01.2025.

Sipas Raportit ditor të Policisë, ankuesi kishte raportuar se vetura e tij ka qenë e parkuar, ndërsa është qëlluar me një plumb që ka ardhur nga një drejtim i panjohur.

Në lidhje me ngjarjen është iniciuar vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Përveç dëmeve materiale, në këtë rast, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo të plagosur.

Rasti po vazhdon të hetohet edhe më tutje.